Politika 20 May 2026, 14:07 Nga VNA

Berisha porosi deputetëve: Interpelancat me kryeministrin t'i bëni kur të jetë vetë Rama në Kuvend

Ndaje në Whatsapp

dfvvfdfvd.webp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar nga deputetët demokratë që të mos pranojnë delegimin e interpelancave me kryeministrin anëtarëve të tjerë të qeverisë, ndërsa u kërkoi që Edi Rama duhet të paraqitet vetë në Kuvend.

Në deklaratën për mediat para mbledhjes me grupin parlamentar të PD, Berisha u shpreh se, Kushtetuta e përcakton qartë detyrimin e kryeministrit për t’u paraqitur në interpelancë dhe se çdo praktikë delegimi e kësaj përgjegjësie nuk duhet të pranohet nga opozita.

“Nëse neni 80 i Kushtetutës përcakton se kryeministri është i detyruar të paraqitet në interpelancë, asnjë deputet s’do pranojë delegimin e interpelancës. Kushtetuta nuk e njeh një gjë të tillë”, deklaroi Berisha, duke shtuar se në të kundërt, sipas tij, procesi do të degradojë deri te përfaqësimi nga nivele më të ulëta të administratës.

Ai theksoi gjithashtu se në rast se kjo praktikë vijon, opozita do të marrë vendimet e saj politike, duke e konsideruar të papranueshëm delegimin e interpelancave nga kryeministri apo ministrat te funksionarë të tjerë të administratës.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme