Politika 20 May 2026, 08:58 Nga VNA

Evis Sala ekspeditë për shëndetësinë globale. A mund ti thotë dikush për mungesat në spitalet tona?

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-20 at 12.59.48 PM.jpeg

Në fotot e publikuara nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, nga sesioni i 79-të i Asamblesë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, gjithçka duket e rregullt, elegante dhe europiane. Takime ndërkombëtare, biseda me zyrtarë të huaj, korridore luksoze, buzëqeshje diplomatike dhe postime të kuruara me kujdes për rrjetet sociale.

Një Shqipëri që në fotografi duket sikur ka hyrë prej kohësh në standardet më të avancuara të shëndetësisë europiane.

Por mjafton të dalësh nga Instagrami dhe të hysh në një farmaci shqiptare për t’u kthyer menjëherë në realitet.

Aty qytetarët vazhdojnë të kërkojnë ilaçe që mungojnë prej javësh, barna që zëvendësohen vazhdimisht, medikamente që shpesh gjenden vetëm përmes njohjeve ose përmes dikujt që vjen nga jashtë. Në spitale, familjarët blejnë ende vetë materiale bazë dhe pacientët kronikë ankohen prej muajsh për mungesa trajtimesh.

Prej vitesh shqiptarët dëgjojnë për reforma, dixhitalizim, modernizim dhe investime në shëndetësi. Por ndërsa ministrat fotografohen në konferenca ndërkombëtare, qytetari i zakonshëm vazhdon të endet me recetën në dorë nga një farmaci në tjetrën.

Dhe ndoshta ironia më e madhe është kjo: po ta dinin që ministrja do të shkonte në Gjenevë, shumë pacientë ndoshta nuk do t’i kërkonin foto apo deklarata. Do t’i jepnin një listë ilaçesh për t’ua sjellë me valixhe në kthim.

Sepse në Shqipëri sistemi shëndetësor funksionon shumë më mirë në fotografi sesa në realitet.

Në Gjenevë flitet për të ardhmen e shëndetësisë globale.
Në Shqipëri, shumë qytetarë ende përpiqen të sigurojnë ilaçet e muajit.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme