Politika 20 May 2026, 15:32 Nga VNA

Kandidati për ambasador i SHBA në Shqipëri vlerëson SPAK: Institucion i pavarur dhe kyç luftën ndaj korrupsionit

Ndaje në Whatsapp

gghn.jpg

Kandidati për ambasador i SHBA në Shqipëri, Eric Wendt, ka vlerësuar punën e SPAK gjatë seancës dëgjimore në Senatin amerikan, duke e cilësuar institucionin si “apolitik, të pavarur dhe të suksesshëm”.

Gjatë dëgjesës, Wendt iu përgjigj pyetjeve të senatorëve lidhur me ndikimin e SPAK në forcimin e shtetit ligjor, përmirësimin e klimës së investimeve dhe luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ai deklaroi se, bazuar në informacionet që ka shqyrtuar dhe eksperiencën e tij të mëparshme në vend, SPAK ka dëshmuar profesionalizëm dhe pavarësi në ushtrimin e detyrës.

“SPAK, nga çdo gjë që kam lexuar, ka qenë një organizim apolitik, i pavarur dhe i suksesshëm”, u shpreh Wendt gjatë seancës.

Ai theksoi se prokurorët e SPAK i nënshtrohen procedurave të rrepta të verifikimit, përfshirë procesin e vetting-ut dhe kontrolle të tjera sigurie. Sipas tij, institucioni bashkëpunon ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane.

Wendt vuri në dukje edhe rëndësinë e Byroja Kombëtare e Hetimit dhe gjykatave të posaçme, duke i konsideruar hallka kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kandidati për ambasador nënvizoi se, nëse konfirmohet në detyrë, do të mbështesë vazhdimin e punës së SPAK, duke theksuar se ruajtja e pavarësisë së institucionit është thelbësore për rritjen e transparencës, forcimin e klimës së biznesit dhe rritjen e besimit të investitorëve në Shqipëri.

Ai shtoi gjithashtu se bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve amerikane dhe SPAK ka dhënë rezultate konkrete në hetimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë në aktivitete kriminale ndërkombëtare.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme