Politika 20 May 2026, 20:54 Nga VNA

Kontrolluan pasuritë dhe figurat e gjyqtarëve. Tani duhen sistemuar si gjykatës anëtarët e KPA

Ndaje në Whatsapp
Kontrolluan pasuritë dhe figurat e gjyqtarëve. Tani duhen sistemuar si

Për vite me radhë ishin njerëzit që vendosën fatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Firmosën shkarkime, konfirmime, largime nga sistemi. Sot, kur mandati i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit po shkon drejt fundit, pesë prej emrave më të njohur të këtij institucioni po bëhen gati të rikthehen vetë në sistemin e drejtësisë.

Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo kanë kërkuar zyrtarisht emërimin në Gjykatat e Apelit, një e drejtë që ua garanton automatikisht ligji i reformës në drejtësi.

Pa garë reale. Pa rivlerësim të ri. Pa kaluar në sitën e vettingut që ata vetë aplikuan ndaj qindra magistratëve.

KLGJ i shpalli vakantet pa debat dhe me votë unanime. Pesë vende në Gjykatën Administrative të Apelit dhe pesë vende në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm janë tashmë në dispozicion të anëtarëve të KPA-së që mbyllin mandatin.

Ligji është i qartë: nëse gjatë ushtrimit të detyrës nuk kanë marrë masë disiplinore, ata emërohen si gjyqtarë Apeli. Dhe pikërisht këtu nis edhe paradoksi që reforma shqiptare e drejtësisë ka prodhuar prej vitesh.

Sepse reforma që u prezantua si kusht për forcimin e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe standardeve europiane, po prodhon sot një tjetër realitet: institucione që duhej të garantonin transparencë dhe besim publik, por që vetë marrin vendime me dyer të mbyllura dhe pa garë reale.

Edhe mënyra si u mor vendimi nuk kaloi pa pikëpyetje. Përpara se të hapej mbledhja publike, KLGJ zhvilloi për më shumë se dy orë e gjysmë një diskutim me dyer të mbyllura, pa dhënë më pas një bazë ligjore të qartë për këtë fshehtësi. Edhe pika të tjera për ngritjet në detyrë në Gjykatat e Apelit u diskutuan pa praninë e publikut.

Në teori, reforma në drejtësi ishte projekti që do t’i tregonte Bashkimit Europian se Shqipëria po ndërtonte institucione moderne, transparente dhe të besueshme. Por çfarë mesazhi jepet kur vetë njerëzit që kontrolluan figurën, pasurinë dhe integritetin e të tjerëve rikthehen në sistem pa konkurrencë, ndërsa vendimet për ta merren larg syve të publikut?

Sepse në fund pyetja mbetet po ajo: a u ndërtua reforma për të çmontuar kastat e paprekshme të sistemit, apo thjesht për të krijuar një kastë të re?

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme