Politika 20 May 2026, 19:46 Nga VNA

Nga gara pa kundërshtar te “urtësia artificiale”, PD prezanton planin e ri politik me IA

Ndaje në Whatsapp
Nga gara pa kundërshtar te “urtësia artificiale”, PD

Nuk arritën të gjejnë dot as një kandidat formal përballë Sali Berishës në garën për kreun e Partisë Demokratike, por demokratët duket se kanë gjetur një tjetër mënyrë për t’u përballur seriozisht me qeverinë: inteligjencën artificiale.

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve për kryetarin e partisë, në selinë blu u prezantua departamenti i ri i inteligjencës artificiale, në një aktivitet ku ishte i pranishëm edhe vetë Sali Berisha. Gjatë takimit, Berisha foli për të rinjtë dhe risitë e teknologjisë, ndërsa më pas pjesëmarrës të tjerë në sallë diskutuan për prioritetet e inteligjencës artificiale në politikë.

Në prezantim u fol edhe për përdorimin e IA në hartimin e programit politik të PD-së, me idenë që programi i ardhshëm të ndërtohet në bashkëpunim me inteligjencën artificiale.

Berisha garantoi se PD do të bëjë përpjekje serioze për përdorimin sa më të gjerë të inteligjencës artificiale në shumë drejtime të veprimtarisë së saj, duke theksuar se objektivi madhor mbetet “urtësia artificiale” në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, transparenca sot nuk ekziston në Shqipëri, ndërsa përdorimi “mafios” i AKSHI-t ka sjellë probleme të mëdha me të dhënat e qytetarëve dhe me kadastrën.

“Sirena e transparencës bie në të katër anët”, deklaroi Berisha, duke shtuar se Partia Demokratike ka besim të plotë se transparenca do të jetë busulla e qeverisjes së ardhshme të demokratëve.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme