Kronika 20 May 2024, 10:18 Nga VNA

Meta ka spiunuar shokun?/ Filip Talo në Prokurorinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Meta ka spiunuar shokun?/ Filip Talo në Prokurorinë e Tiranës

Filip Talo, shok universiteti me ish presidentin Ilir Meta është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegime.

Sipas një dokumenti që ka rrjedhur në media ka dyshime se Ilir Meta e ka spiunuar shokun e tij. Prokuroria ka çelur një çeshtje penale pas kallëzimit të bërë ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Filip Talo është personi kyç në dokumentet që Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës Talo tha se i qëndron pretendimeve dhe kërkon të mos shqetësohet më familja e tij. Filip Talo ka deklaruar se ka dhene shpjegime për këtë çështje para autoritetit të dosjeve dhe ambasadës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme