Kronika 19 May 2024, 12:00 Nga VNA

Magazina ku kultivohej hashash, arrestohet drejtori OSHEE

Ndaje në Whatsapp
Magazina ku kultivohej hashash, arrestohet drejtori OSHEE

Është zbuluar  në Peqin një magazinë e përshtatur për kultivim të cannabisit, me anë të llambave ku është arrestuar pronari i magazinës, si dhe drejtori i OSHEE, Peqin, procedohen penalisht 2 punonjës të këtij institucioni, për shpërdorim të detyrave dhe moskallëzim të krimit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbinin për të kultivuar bimët narkotike, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis.

Në kuadër të operacionit Inside, u arrestua shtetasi Graciano Kosta, 37 vjeç, banues në Peqin, pronari i magazinës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit Elvis Maçi, 33 vjeç, banues në Peqin, me detyrë Drejtor i OSHEE, Peqin, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme