Kronika 18 May 2024, 16:35 Nga VNA

Gazetarja Klodiana Lala zbardh arsyen e shpalljes në kërkim të ish-deputetit të PD, Arben Ndoka

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja Klodiana Lala zbardh arsyen e shpalljes në kërkim të

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë të tjera detaje për mega-operacionin e policisë, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste.

Lala dha ndër të tjera edhe arsyen se përse u shpall në kërkim Arben Ndoka. Gazetarja theksoi se ish-deputeti i PS-së dyshohet se ka nisur një fushatë për të ekzekutuar të gjithë ata persona, që ai mendonte se kanë marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.

Klodiana Lala: I vetmi njeri politik i shpallur në kërkim është Arben Ndoka, ish-deputet i PS. Ai kishte nisur fushatë për ekzekutimin e të dyshuarve për vrasjen e vëllait të tij. Në këtë kuadër, dyshohet se ai është ndihmuar edhe nga efektivë të lartë policie. Klodian Shahini rezulton pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Edison Reçi, që e informonte për hyrje-daljet e kundërshtarëve të tij. Personazh tjetër është dhe tjetër person, që dyshohet se trafikonte drogë në drejtim të Malit të Zi. Pra kemi persona që drejtonin bandat dhe vrasës me pagesë, që vepronin për këta “drejtues” bandash. Operacioni po vazhdon dhe të tjera episode do të dalin në dritë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme