Kronika 18 May 2024, 09:16 Nga VNA

Detajet nga operacioni i SPAK/ Akuzat për Durim Bamin

Ndaje në Whatsapp
Detajet nga operacioni i SPAK/ Akuzat për Durim Bamin

Zbardhen detaje të reja rreth operacionit ku u lëshuan rreth 50 urdhër-arreste.

Durim Bami i konsideruar si i forti i Niklës dyshohet se krijoi kushtet për atentatin ndaj ish mikut te tij Marklen Haka, në shtator të 2019. Në atentatin në derën e shtepisë mbeti e vrarë halla e tij ndërsa Haka u plagos. Valter Bami vëllai i Durimit e trasportoi atë kohë në spitalin e Traumës.

Në këtë ngjarje dyshohet të jetë përfshirë Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës së zhdukur pa gjurmë. Naim Stafuka u arrestua ditën e djeshme. Marklen Haka ndërkohë në kundërpërgjigje i ka bërë atentat Durim Bamit për këtë arsye është shpallur në kërkim. Ai nuk u gjet në vilë kur në fshatin Zezë hyri RENEA.

Marklen Haka e Durim Bami kanë qenë miq më vonë u shndërruan në armiq të përbetuar. Haka iu ka mbijetuar disa atentateve. Në Nikël dje janë arrestuar disa nga furnitorët me armë të grupit të Niklës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme