Kronika 17 May 2024, 16:47 Nga VNA

Edhe Lul Berisha në rrjetën e SPAK, lëshohet urdhër-arrest për ish-kreun e bandës së Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Edhe Lul Berisha në rrjetën e SPAK, lëshohet urdhër-arrest

Struktura e Posaçme ka lëshuar urdhër-arrest edhe për Lulzim Berishën, që njihet ndryshe edhe si Lul Berisha. SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për dy persona, që aktualisht janë në Spanjë.

Ish-kreu i bandës së Durrësit, që ka qenë në kërkim policor që nga viti 2022, u arrestua në Spanjë më 14 dhjetor 2023. Ai fshihej në Spanjë me letra bullgare dhe pritet që të ekstradohet në vendin tonë.

Më 2006, Lul Berisha arriti të dalë nga burgu pa kaluar në qeli për 25 vite, aq sa ishte dhënë dënimi për të nga gjykata. Ai u dënua me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, me pretendimet se ka shkaqe shëndetësore. Ky vendim në atë kohë erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte refuzuar prokurorinë për dënimin me burgim të përjetshëm.

Berisha u arrestua në 2006-ën për aktivitetin kriminal të bandës së Durrësit të kryer në vitet 1998­- 2000 për veprat penale “Vrasje me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. 16 anëtarë të kësaj bande u dënuan në total me 245 vjet burgim nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda. Megjithatë, në janar të vitit 2022 Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga Prokuroria e Durrësit për të njëjtën gjë që u lirua në 2016.

Shkak rreth 2 vjet më parë u bë fakti që Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht. Më 2020, Lul Berisha u shpall në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje që kanë ndodhur më 2005, që janë zbardhur shumë vite më pas. Për vrasjen e Lames çështja u pushua, ndërsa aktualisht ishte në kërkim për vrasjen e Klodian Salihut, që u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj, teksa po lëvizte me makinë.

 

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme