Kronika 17 May 2024, 19:39 Nga VNA

Vrau gruan më pas shkoi në market për të blerë birra, dalin pamjet pas vrasjes të Eduard Denajt

Ndaje në Whatsapp
Vrau gruan më pas shkoi në market për të blerë birra,

Të tjera pamje janë publikuar nga mediat greke, që hedhin dritë mbi vrasjen makabre të 40-vjeçares shqiptare nga dora e të shoqit, Eduart Denaj, me të cilin ishte në proces divorci.

Ai i ka zënë pritë në rrugën që e dinte që ajo kalonte për të shkuar në punë, rreth orës 5 të mëngjesit, dhe e ka masakruar me thikë.

Pas krimit autori ka shkuar në një hotel, ka qëndruar disa orë, ndërsa para se të dilte, i ka kërkuar recepsionistes që t’i ndizte televizorit, për të parë lajmet. Me siguri po kërkonte të dinte nëse mediat kishin nisur të flisnin për krimin që ai kishte kryer.

Më pas ka dalë nga hoteli dhe ka ecur për rreth një orë me këmbë, ku ka ndaluar më pas një market. Me një qetësi të frikshme, ai është futur brenda, ka blerë disa birra dhe është larguar.

Kujtojmë se ai u vu në pranga nga policia në një godinë në ndërtim e sipër në Athinë, dhe u gjet në gjendje të dehur. Pas dëshmisë së dhënë në polici ai deklaroi se nuk pendohej për krimin pasi sipas tij, e shoqja e kishte tradhtuar dhe se i “hante paratë”.

 

Video

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme