Kronika 19 May 2024, 16:03 Nga VNA

E rëndë në Lushnje, babai plagos me armë vajzën dhe më pas vret veten

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Lushnje, babai plagos me armë vajzën dhe

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Lushnjës, pasi babai ka plagosur me armë vajzën e tij dhe më pas ka vrarë veten.

82-vjeçari me inicialet B.M, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje vajzën e tij, 40-vjeçaren me inicialet R. M., dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Vajza ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve dhe në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme