Kronika 19 May 2024, 17:16 Nga VNA

Babai plagosi të bijën dhe vrau veten/ Detaje nga tragjedia në Lushnje, Rudina kishte shkuar te shtëpia e prindërve…

Ndaje në Whatsapp
Babai plagosi të bijën dhe vrau veten/ Detaje nga tragjedia në

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të dielë qytetin e Lushnjes, ku një 82-vjeçar plagosi me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare e më pas i dha fund jetës së tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen ’18 Tetori’ në Lushnje, ku 82-vjeçari Behar Musaku dyshohet se pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pasi plagosi të bijën, 82-vjeçari i dha fund jetës së tij, me të njëjtën armë që qëlloi 40-vjeçaren.

Sipas policisë, 82-vjeçari armën e kishte të pajisur me lejen përkatëse, ndërsa mësohet se 40-vjeçarja jetonte në Tiranë dhe kishte shkuar e në shtëpinë e prindërve për vizitë.

Mësohet se ajo ishte e divorcuar prej dy vitesh dhe jetonte e punonte në Tiranë.

Nga ana tjetër, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme