Politika 20 June 2026, 09:19 Nga VNA

Mes protestave dhe presionit për dorëheqje, Rama mbledh ministrat dhe deputetët në Pallatin e Brigadave

Ndaje në Whatsapp

dfvfvfd.webp

Ndërsa qytetarët protestojnë prej 20 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama ka thirrur sot një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar socialist, ku do të marrin pjesë edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Takimi pritet të zhvillohet vetëm një orë më vonë në Pallatin e Brigadave, ndërsa në fokus të diskutimeve do të jenë ecuria e procesit të integrimit europian dhe procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec.

Çështja e Zvërnecit pritet të jetë një nga temat kryesore të mbledhjes, për shkak të vëmendjes së madhe publike, protestave të zhvilluara dhe jehonës ndërkombëtare që ka marrë ky projekt në javët e fundit.

Gjatë mbledhjes, kryeministri Rama pritet të mbajë fjalën e tij së bashku me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ndërkohë, deputetëve u është lënë në dispozicion jo më shumë se dy minuta për diskutime dhe raportime.

Një tjetër çështje që ka shkaktuar debat në kampin socialist është largimi nga grupi parlamentar i deputetes Marjana Koçeku. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë zhvillim, as nga kryeministri Rama dhe as nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme