Politika 19 June 2026, 13:28 Nga VNA

SPAK sekuestroi hotelin “Zig-Zag” si të ndërtuar me paratë e drogës, Berisha: Toka në Vuno i përket familjes së Ramës

Ndaje në Whatsapp

rttttgzr.PNG

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimin e hotelit “Zig-Zag” në Vuno, duke ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e pronës ku po zhvillohet investimi.

Në deklaratën për mediat, Berisha e cilësoi çështjen si një shembull të “shtetit të mafies”, ndërsa pretendoi se toka në fjalë ndodhet brenda kufijve që, sipas tij, pretendohen nga Edi Rama, familjarët e tij dhe fisi Koleka.

Sipas liderit të opozitës, investitori i regjistruar, Isa Aliu, nuk ka asnjë lidhje me zonën e Vunoit, ndërsa shtoi se mungojnë të dhënat mbi shitësit e pronës dhe mënyrën se si ajo është përfituar.

“Nuk kemi mundur të gjejmë shitësit. Nuk ekzistojnë. Është rasti i parë në histori kur ka blerës pa shitës. Ky këmbë njeriu të vetin në Vuno nuk ka. E kuptoni çfarë ndodh në shtetin e mafies?”, u shpreh Berisha.

Ai denoncoi gjithashtu manipulime të pretenduara në dokumentet e Kadastrës, duke deklaruar se një sipërfaqe e mbuluar me shkurre është regjistruar si “pemëtore”.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha komentoi edhe vendimin e opozitës për të mos votuar amnistinë penale, duke argumentuar se mazhoranca kishte abuzuar me procesin në të kaluarën.

Sipas tij, amnistia është një e drejtë kushtetuese e Parlamentit, por nuk duhet të kthehet në një praktikë të përvitshme apo të përdoret për të favorizuar persona të dënuar për korrupsion.

“Rama e ka shndërruar amnistinë në një nismë të përvitshme, me të cilën shumëfishon kriminalitetin dhe godet rëndë drejtësinë”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati shtoi se opozita nuk pranoi amendamentet e propozuara nga mazhoranca, pasi sipas tij ato synonin ndërprerjen e proceseve gjyqësore dhe favorizimin e personave të dënuar për korrupsion.

Berisha komentoi edhe protestën e zhvilluar një ditë më parë, të cilën e cilësoi si të suksesshme, pavarësisht incidenteve që ndodhën gjatë saj.

“Ishte një provokacion i vogël, por demokratët nuk duhet të pengohen nga degëzat për të parë trungun madhështor të kësaj proteste”, tha ai.

Në përfundim, Berisha u bëri thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të marrin pjesë masivisht në protestat e opozitës dhe të qëndrojnë, sipas tij, “si opozitë e pamposhtur”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme