Politika 19 June 2026, 13:44 Nga VNA

Blendi Gonxhja u kujton protestuesve se ka më shumë mbështetës se sa ka njerëz në shesh

Ndaje në Whatsapp

fddvfvvdf.jpg

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka gjetur një mënyrë të re për të matur legjitimitetin politik: kalkulatorin e votave personale. I ftuar në emisionin “Puls” në A2CNN, ai argumentoi se nuk mjafton që 30 mijë qytetarë të dalin në rrugë dhe të kërkojnë largimin e kastës politike, pasi vetëm ai, si deputet, ka rreth 25 mijë mbështetës.

Me tone pajtuese, Gonxhja tha se protestuesit duhen respektuar, por paralajmëroi se nuk mund të vendoset standardi që sa herë mblidhen 20 apo 30 mijë veta në shesh, qeveritë të largohen. Sipas tij, zgjidhja duhet të jetë politike dhe brenda rregullave të demokracisë.

Ministri pranoi se mes protestuesve mund të ketë edhe votues të tij, madje i cilësoi si “nga më të mirët”, por kujtoi se një pjesë e mbështetësve të tij nuk ndodhen në shesh. Duke lënë të kuptohet se, nëse matematika e votave personale do të bëhej standard politik, atëherë çdo deputet mund të hynte në debat me tabelën e rezultateve të zgjedhjeve në dorë, për të provuar se ka më shumë ndjekës se protesta përballë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme