Kronika 22 November 2024, 15:20 Nga VNA

Masakra e Dobraçit në Shkodër, Gjykata liron 4 efektivët, mister fati i Ibrahim Licit

Ndaje në Whatsapp
Masakra e Dobraçit në Shkodër, Gjykata liron 4 efektivët,

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka liruar nga paraburgimi katër efektivët e policisë “Shqiponja” të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për shpërdorim detyre lidhur me atentatin e 30 tetorit në lagjen Dobraç, ku u vranë katër persona.

Dyshohet se Policia kishte dështuar të zbatonte procedurat për sigurimin e vendit të ngjarjes dhe shoqërimin e një personi të dyshuar.

Efektivët Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj dhe Marte Martini u lanë me masën “detyrim paraqitjeje” dhe u pezulluan nga detyra, me ndalim daljeje jashtë shtetit. Prokuroria kishte kërkuar masën “arrest shtëpie”, por gjykata e refuzoi. Efektivët deklaruan se nuk e kishin identifikuar personin e tretë të dyshuar dhe kishin vepruar për të ndihmuar të plagosurit dhe për të rrethuar vendngjarjen, duke pohuar se situata ishte kaotike.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur persona ende të paidentifikuar sulmuan me armë një automjet tip “Benz S-Class”, ku udhëtonin dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa një i tretë i paidentifikuar dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes. Hetimet për çështjen vazhdojnë.

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme