Kronika 22 November 2024, 13:45 Nga VNA

Gjykata e Durrësit lë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-kreun e Kadastrës, Ardian Kona

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Durrësit lë në fuqi masën “arrest me

Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kreun e Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, i akuzuar për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Vendimi është marrë në seancën e sotme, megjithëse Kona nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit për shkak të problemeve shëndetësore. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdes mjekësor në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Ardian Kona u arrestua më 20 nëntor 2024, pas një hetimi mbi regjistrimin e dyshimtë të një prone me dokumente të falsifikuara. Çështja ka dalë në dritë pas një denoncimi nga Bilal Kertusha lidhur me një parcelë toke në zonën e Ishmit, e cila i është kaluar Kujtim Demirajt.

Vendimi për arrestimin e tij u mor më 19 nëntor 2024 nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të hetimeve të nisura mbi këtë çështje të dyshimtë të pronësisë.

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme