Kronika 21 November 2024, 22:56 Nga VNA

Reagon babai i autorit që vrau me thikë 14-vjeçarin: Jam në të njëjtën situatë si familja Cani, vetëm arkivolin nuk e kam në shtëpi

Ndaje në Whatsapp
Reagon babai i autorit që vrau me thikë 14-vjeçarin: Jam

Vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani, nga bashkëmoshatari i tij shumë pranë shkollës Fan Noli në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik. Ndërkohë që sot ka reaguar për herë të parë babai i autori të dyshuar.

Babai i autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar për emisionin “Opinion” . Ai nuk ka pranuar të japë intervistë, por dha një mesazh me shkrim.

“Edhe unë jam në të njëjtën situatë si familja Cani, vetëm që arkivolin nuk e kam në shtëpi. Dhimbja është shumë e madhe, ne jemi munduar gjithë jetën ta edukojmë fëmijën tonë në rrugën e drejtë. Jemi të shokuar”, është shprehur babai i autorit të dyshuar të vrasjes së Martinit.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme