Kronika 21 November 2024, 21:22 Nga VNA

“Nuk duam hakmarrje”, flasin për herë të parë prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA

Ndaje në Whatsapp
“Nuk duam hakmarrje”, flasin për herë të parë

Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u  vra me thike nga bashkëmoshatari i tij, pranë shkollës Fan Noli, kanë thyer heshtjen, duke reaguar për herë të parë publikisht për ngjarjen.

Ata janë shprehur për Top Channel, se nuk duan hakmarrje, duke dhënë edhe një mesazh për qytetarët.

“Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati.

Nëna e të miturit, zemërthyer tha: “Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”.

Të pyetur në familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen: “Deri tani nuk kemi asnjë informacion”.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme