Kronika 22 November 2024, 12:38 Nga VNA

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Berishën/ Sqarim

Ndaje në Whatsapp
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Berishën/ Sqarim

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se vendimi i për ish kryeministrin Berisha lidhet vetëm me masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, ndërsa shqyrtimi i masës “arrest në shtëpi” do të trajtohet në një seancë tjetër.

Të nderuar kolegë,

Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë“detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo shqyrtimit të masës “arrest në shtëpi”.

Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, ju sqaroj se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateteve dhe rregullave të parashikuara në ligj.

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme