Kronika 22 November 2024, 12:47 Nga VNA

I komunikohet masa e sigurisë në spital, arrest me burg

Ndaje në Whatsapp
I komunikohet masa e sigurisë në spital, arrest me burg

Në shtratin e spitalit Mario Përlleshi u njoh me masën e arrestit me burg për akuzën e vrasjes së shokut të shkollës Martin Cani dhe plagosjen e një bashkëmoshatari tjetër.

 

V E N D O S I :

 

1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin M. P., , kryer nga oficerët e policise gjyqesore me iniciative ne date 18.11.2024, ora 21.30.

2. Caktimin e mases se sigurimit personal ndaj shtetasit te mitur ne konflikt me ligjin M.P.i, i dyshuar per kryerjen vepres penale "Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese", ndaj nje te mituri, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, ate te "Arrestit ne burg" parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

3. Ngarkohet policia giyqesore per zbatimin e ketij vendimi.

4. Kunder këtij vendimi lejohet te behet ankim ne Gykaten e Apelit te Juridiksionit tePergjithshem Tirane, brenda 5 (pese) diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e njoftimit të këtij vendimi.

5. U shpall sot ne Tirane, më date 22.11.2024.

6.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme