Politika 18 September 2024, 14:26 Nga VNA

Kushtetuesja kalon për shqyrtim cështjen Berisha. A gaboi SPAK kur kërkoi masë për ish-kryeministrin pa marrë leje në Kuvend?

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja kalon për shqyrtim cështjen Berisha. A gaboi SPAK kur

Gjykata Kushtetuese kaloj në  seancë plenare çështjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhendrrit të tij Jamarbër Malltezi.

Çështja do të shqyrtohet nga Kushtetuesja ne dhomë këshillimi mbi bazë dokumentash. Ish-kryeministri kundërshton vendimin e parë të gjykatës së posacme që u la më pas në fuqi nga Apeli dhe gjykata e Lartë që lidhet me masën e parë të sigurisë atë të detyrimit për paraqitje. Berisha nuk e zbatoi këtë masë duke argumentuar se është antikushtetuese sepse sipas tij SPAK nuk mori autorizim në Kuvend rrugë që duhej ndjekur per shkak se gëzon mandatin e deputetit. Për shkak të refuzimit të Sali Berishës për zbatimin e masës së sigurisë SPAK kërkoi masë më të ashper dhe prej 30 dhjetorit 2023 ai mbahet në arrest shtëpie. Më herët e njejta cështje u dergua nga një grup deputetësh në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit nuk i legjitimoi si palë. Aktualisht Sali Berisha dhe dhëndrri u tij Malltezi janë marrë të pandehur per cështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme