Sociale 19 January 2025, 16:13 Nga VNA

Kryepeshkopi i Janullatos 19 ditë i shtruar në spital, mbetet në gjendje kritike për jetën

Ndaje në Whatsapp
Kryepeshkopi i Janullatos 19 ditë i shtruar në spital, mbetet në

Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos vijon të mbetet në situatë kritike, ndërsa përpjekjet e mjekëve për ta zgjuar për momentin kanë qenë të pasuksesshme.

Janullatos ka tashmë 19 ditë që ai është shtruar në spitalin “Evangelismos” të Athinës. Kryepeshkopi 95-vjeçar po trajtohet, i intubuar, në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale para disa ditësh dhe që prej atëherë ka qenë duke u mbajtur në Repartin e Kujdesit Intensiv.

Janullatos u shtrua fillimisht në një spital të Tiranës në 30 dhjetor, por u transportua drejt Athinës më pas për mjekim më të specializuar.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme