Sociale 18 January 2025, 13:25 Nga VNA

Dy muaj pas vrasjes së Martin Canit, prindërit kërkojnë drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Dy muaj pas vrasjes së Martin Canit, prindërit kërkojnë

Dy muaj pas vrasjes së Martin Canit pranë shkollës "Fan Noli" në Tiranë, prindërit e tij vijojnë të bëjnë thirrje për drejtësi. Këtë të shtunë, shoqëria civile organizoi një tjetër protestë, ku prindërit kërkuan siguri më të madhe për fëmijët e tyre.

Mes protestuesve ndodheshin edhe prindërit e Martinit, Engjëlli dhe Florina Cani.

“Besoj se heshtja vret më shumë se gjithçka tjetër. Kanë kaluar dy muaj që përjetojmë këtë dramë të rëndë. Nuk kemi marrë asnjë reagim, as nga prokuroria, as nga shkolla, as nga shëndetësia. Martini u dërgua në spitalin ushtarak, por atje nuk kishin pajisjet e nevojshme për të mbajtur zemrën në funksion. Sot është fëmija im, nesër mund të jetë fëmija i dikujt tjetër. Duhet të bashkohemi për këtë kauzë, sepse situata është përtej alarmit. Jemi të kapluar nga frika dhe u bëjmë thirrje institucioneve të na dëgjojnë. Prokurorja na tha se do të kishim një përgjigje, por deri tani kemi marrë vetëm heshtje. Dhe heshtja vret,” deklaroi Engjëll Cani.

Nëna e Martinit, Florina, theksoi se kërkon vetëm drejtësi për jetën e humbur të djalit të tyre.

Martin Cani, 14 vjeç, u vra me thikë nga një bashkëmoshatar. Në konfliktin mes nxënësve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Mecaj. Prokuroria po vijon hetimet për këtë ngjarje tronditëse dhe pritet të ngrejë akuza zyrtare ndaj autorit të dyshuar, i cili është gjithashtu i mitur.

Pas kësaj tragjedie, protesta të shumta shpërthyen në të gjithë vendin. Qeveria reagoi duke vendosur mbylljen e rrjetit social TikTok, si një masë për të adresuar problemet që lidhen me sigurinë e të rinjve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme