Sociale 15 January 2025, 16:30 Nga VNA

Biblioteka Kombëtare, PD denoncon: A do kthehet kjo zonë në kulla?

Ndaje në Whatsapp
Biblioteka Kombëtare, PD denoncon: A do kthehet kjo zonë në

Bibloteka Kombëtare, godinë historike do të zhvendoset nga vendndodhja e saj. Grigels Muçollari, anëtar i kryesisë së PD, ka denoncuar se Edi Rama ka vendosur që këtë institucion kyç të kulturës dhe kombit ta degdisë në periferi të Tiranës, me një projekt aspak transparent. "Sipas këtij njoftimi që ka nxjerrë Korporata e Investimeve, thjesht mësohet se Biblioteka Kombëtare do të jetë në zonën që njihet si “Vilat Gjermane”. Nuk dihet asgjë se me çfarë do të shpërblehet fituesi i paracaktuar, një mik i Edi Ramës. A do të ketë fatin dhe ky ansambël këtu buzë Sheshit Skënderbej, si shumëkund, të kthehet në biznes fitimprurës klientelist, në një kullë qindra milionë euroshe? Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë nuk është pronë e Edi Ramës. Ky institucion kult i përket qytetarëve dhe shqiptarëve. Duket se ka një nxitim të kryeministrit për të çuar shpejt e shpejt deri në fund planin që ka për pronat shtetërore për t’i ndarë me miqtë e tij".

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme