Kronika 23 May 2026, 17:50 Nga VNA

Klodiana Lala: Krimi i organizuar pastron paratë dhe kap tenderat publikë

Ndaje në Whatsapp

fvdvdffvfvd.PNG

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se krimi i organizuar në Shqipëri jo vetëm që pastron para, por edhe shtrin ndikimin e tij në tenderat publikë dhe institucionet shtetërore.

Duke analizuar punën e deritanishme të bërë nga Prokuroria e Posaccme, ajo u shpreh se SPAK ka kaluar nëpër faza të ndryshme, por ka dhënë goditje të rëndësishme ndaj grupeve kriminale, duke përmendur disa prej operacioneve më të bujshme.

Sipas Lalës, SPAK ka shënuar rezultate konkrete, sidomos në goditjen e grupeve të strukturuara kriminale dhe sekuestrimin e pasurive të tyre në vlera të konsiderueshme.

“Grupi kriminal Pepa është ndoshta ndër goditjet e një prej grupimeve më të rrezikshme kriminale dhe sekuestrimi i pasurive të këtij grupimi kriminal në vlera të konsiderueshme, në dhjetëra milionë euro, mendoj që është një çështje mjaft e rëndësishme sepse ishte një kompani dhe unë e kam trajtuar në emisionin “Në Shënjestër”, e cila kishte fituar dhjetëra tendera publikë. Çfarë do të thotë kjo? Pra, krimi i organizuar që pastron paratë dhe shtrin tentakulat në tenderat publikë, dhe nga ana tjetër ishte një grupim kriminal që planifikonte marrjen peng të drejtorëve të një banke të nivelit të dytë.

Imagjinoni se çfarë grupimi i sofistikuar ku katër vëllezërit — njëri prej të cilëve për fat të keq nuk jeton më, por tre të tjerët ishin përfshirë në krim të organizuar, në trafik të kokainës, në pastrim parash dhe në shtrirjen e tentakulave në tendera, që nga rindërtimi e deri tek tenderat në bashki të ndryshme të vendit. Kështu që në këtë kuptim ishte një çështje e rëndësishme dhe e qenësishme sipas meje.

Po ashtu ke patur goditjen e grupit të Ines Hajrullës në Vlorë. Patjetër që atje duhet të ketë edhe grupi kundërshtar si Llanaj e shumë grupime të tjera në atë qytet, por që për herë të parë SPAK shkoi atje dhe që normalisht hapi kutinë e Pandorës për vrasje mafioze që kanë ndodhur në atë qytet e më pas mund të ketë edhe arrestime… arrestime të tjera”, tha ajo.

Sipas saj, SPAK ka ndërhyrë edhe në raste që lidhen me sekuestrime pasurish ndaj personave të dyshuar si pjesë e rrjeteve kriminale dhe abuzimeve me fondet publike, përfshirë edhe në institucione shtetërore, duke u ndlaur në dosjen AKSHI dhe 40 mln eurot e Mirlinda Karçanajt.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme