Kronika 22 May 2026, 12:12 Nga VNA

GJKKO “rrëzon” të besuarin e Belinda Ballukut, lë në qeli Evis Berberin. I refuzohet garancia pasurore

Ndaje në Whatsapp
GJKKO “rrëzon” të besuarin e Belinda Ballukut, lë

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Evis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, për zëvendësim të masës së sigurisë. Ish-zyrtari dhe njeriu më i besuar i Belinda Ballukut, telefonat e të cilit “fundosën” ish-zv.kryeministren, kishte vendosur edhe garanci pasurore, me qëllim që të linte qelitë e paraburgimit, por çdo kërkesë e tij u rrëzua.

Evis Berberi u arrestua që në vitin 2024 për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, përderisa sipas SPAK kontrollonte kompaninë DAMM shpk në mënyrë të tërthortë, të cilën e furnizonte me tendera publikë. Nga këqyrja e telefonave celularë që iu sekuestruan gjatë arrestimit u zbuluan të dhënat që çuan nën akuzë ish-eproren e tij, Ballukun.

 


Berberi është po ashtu i pandehur bashkë me Ballukun për paracaktim të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Të pandehur për këtë çështje janë edhe Erald Elezi, ish-administrator i KESH, dhe Gentian Gjyli, ish-kreu i ARRSH-së, si dhe disa zyrtarë të tjerë. Balluku po hetohet për abuzime me tenderat e rrugëve dhe ndaj saj janë në fuqi dy masa sigurie.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme