Kronika 21 May 2026, 12:03 Nga VNA

Grabitja me armë në argjendarinë e Kamzës, ndalohet 22-vjeçari nga Kruja

Ndaje në Whatsapp
Grabitja me armë në argjendarinë e Kamzës, ndalohet

 

Policia ka ndaluar një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë në një argjendari në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 16 maj 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të hetimeve të thelluara për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve që vodhën bizhuteri nën kërcënimin e armës, është bërë ndalimi me iniciativë i shtetasit E. H., 22 vjeç, banues në Krujë.

Nga hetimet dyshohet se 22-vjeçari është i implikuar në vjedhjen e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., ku u morën një sasi bizhuterish.

Policia bën të ditur se janë sekuestruar edhe disa sende të kundërligjshme, të vlefshme për hetimin.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme