Kronika 20 May 2026, 13:15 Nga VNA

Studentët shqiptarë u bllokuan në doganë, pas disa orësh policia maqedonase i shoqëron drejt Kumanovës

Ndaje në Whatsapp

fngnghnh.jpeg

Një autobus me studentë shqiptarë nga Shqipëria nuk është lejuar të kalojë kufirin në pikën doganore të Bllatës në Dibër, në kufi me Maqedoninë e Veriut, dy ditë më parë.

Sipas raportimeve, autobusi me studentë po udhëtonte drejt Shkupit për t’iu bashkuar protestës së organizuar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Pas ndalimit në kufi, studentët janë shoqëruar nga policia maqedonase drejt Kumanovës.

Të hënën, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut zhvilluan protestën e radhës, ku kërkesa kryesore ishte garantimi i të drejtës për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe.

Kjo kërkesë buron nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë, të cilët prej dy vitesh kërkojnë të japin provimet në gjuhën amtare, pa arritur ende të marrin një zgjidhje nga autoritetet përkatëse.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme