Kronika 19 May 2026, 19:34 Nga VNA

Inceneratori Elbasanit, Gjykata Lartë lë në fuqi vendimin për Lefter Kokën, 10 vite burg

Ndaje në Whatsapp
Inceneratori Elbasanit, Gjykata Lartë lë në fuqi vendimin

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Në fuqi mbeti edhe dënimi për të pandehurit e tjerë përfshirë Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, bosët në hije të inceneratorit të Tiranës.

 

Dënimet 

Lefer koka 8 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar 5 vite e 8 muaj 

Alqi Bllako i pafajshëm 

Pëllumb Abeshi 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj 

Bardhyl Çibiri 3 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite burg 

Serafin Papa 2 vite burg me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj 

Jonida Zeqo  4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj 

Mirel Mërtiri 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj

Stela Gugallja 7 vite burg me gjykim të shkurtuar 4 vite e 8 muaj 

Klodian Zoto 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme