Kronika 19 May 2026, 21:38 Nga VNA

I dënuar për vrasje rikthehet sërish në Britani pas dëbimit/ Daily Mail zbulon lëvizjet e Afrim Sinanit në Londër

Ndaje në Whatsapp
I dënuar për vrasje rikthehet sërish në Britani pas

Një ngjarje e raportuar nga Daily Mail ka zbuluar se një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje, Afrim Sinani, është rikthyer sërish në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se ishte dëbuar më shumë se një dekadë më parë.

Sipas raportimit, Sinani është parë duke lëvizur në një rrugë tregtare të frekuentuar dhe është gjurmuar në një adresë në një zonë banimi periferike në London. Fqinjët e tij dyshohet se nuk janë në dijeni të së kaluarës së tij kriminale.

Ai rezulton se në vitin 1996 ka vrarë një person në një akt hakmarrjeje dhe është dënuar me 20 vite burg. Më pas, në vitin 2000, ai u arratis dhe hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me bashkëshorten e tij.

Daily Mail shkruan se Sinani ka jetuar për vite me radhë në Ilford me familjen e tij, përpara se të gjurmohej dhe të ekstradohej drejt Shqipërisë në vitin 2010. Megjithatë, sipas hetimeve, ai është rikthyer sërish në Britani, ku aktualisht jeton me familjen në një banesë sociale në Londrën verilindore. Dyshohet se ai mban një profil të ulët dhe del nga banesa në orët e para të mëngjesit për të shmangur vëmendjen.

Sipas materialit, Sinani është liruar nga një burg në Shqipëri në vitin 2017 dhe nuk dihet saktësisht mënyra apo koha kur është rikthyer në Britani. Në vitin 2021, një kompani ndërtimi është regjistruar në emrat e bashkëshortes dhe djalit të tij në adresën aktuale.

Autoritetet britanike kanë deklaruar se mbeten të përkushtuara për largimin e shtetasve të huaj me precedentë penalë sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa zyrtarë politikë kanë kërkuar ri-dëbimin e tij të menjëhershëm.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme