Kronika 20 May 2026, 15:25 Nga VNA

GJKKO shtyn seancën për dosjen “Partizani”, mungonte Fatmir Bektashi dhe avokati i tij

Ndaje në Whatsapp

dfvffgfgb.jpg

Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e njohur si dosja “Partizani” është shtyrë, për shkak të mungesës së të pandehurit Fatmir Bektashi dhe avokatit të tij, Sokol Hazizaj.

Gjatë zhvillimit të seancës, përfaqësuesit e SPAK kërkuan që procesi të shtyhej, duke argumentuar se mungesa e mbrojtësit ligjor ashtu edhe e të pandehurit e bën të pamundur vazhdimin normal të shqyrtimit gjyqësor.

“Duke qenë se mungon avokati Sokol Hazizaj dhe i pandehuri Bektashi, vlerësojmë se jemi në kushtet që seanca duhet të shtyhet”, u shprehën përfaqësuesit e SPAK në sallën e gjyqit.

Ndërkohë, në ambientet e gjykatës ishin të pranishëm edhe dy dëshmitarët e thirrur për këtë proces, por dëshmia e tyre nuk u administrua pasi seanca u shty.

Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 8 qershor, në orën 10:00.

Në seancën e radhës do të jenë 5 dëshmitar mest tyre, Paro Laçi dhe Genc Ruli.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme