Kronika 20 May 2026, 14:47 Nga VNA

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për Alqi Bllakon

Ndaje në Whatsapp

dfgbfb.jpg

Apeli i GJKKO ka vendosur të ndryshojë vendimin ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, në kuadër të çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Apeli ka shpallur të pafajshëm Bllakon për një nga episodet e akuzës për korrupsion, që lidhej me përfitimin e rreth 7 milionë lekëve në formë page nga Vladimir Bezhani.

Ndërkohë, gjykata ka lënë në fuqi dënimin për episodin tjetër të akuzës, i cili lidhet me përfitimin e parregullt në vlerën 119 mijë euro, të dyshuara si të marra nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Si pasojë e këtij vendimi, Apeli ka ulur dënimin nga 4 vite burg (me gjykim të shkurtuar) në 2.8 vite, ndërsa pas aplikimit të lehtësimeve ligjore dënimi përfundimtar është reduktuar në 2 vite burg.

Sipas vendimit, Bllako ka vuajtur tashmë pjesën më të madhe të dënimit dhe pjesa e mbetur e tij do të kryhet në formën e shërbimit të provës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme