Kronika 21 May 2026, 09:01 Nga VNA

Plagosje me thikë në Tiranë te zona e Nisharakut

Ndaje në Whatsapp
Plagosje me thikë në Tiranë te zona e Nisharakut

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje në vendin e quajtur “Nisharak”.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, ku shtetasi Enton Nushi, 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin Armand Minollai, 55 vjeç, pas një konflikti mes tyre.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme