Kronika 21 May 2026, 11:27 Nga VNA

Apeli detyron Prokurorinë të rihapë hetimet ndaj Gjergj Cukalit për vrasjen e Arben Bilalit

Ndaje në Whatsapp
Apeli detyron Prokurorinë të rihapë hetimet ndaj Gjergj Cukalit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të detyrojë Prokurorinë të rinisë hetimet ndaj Gjergj Cukalit, i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

Në vitin 2020, Gjykata e Tiranës pushoi hetimet për të dyshuarin për shkak të mungesës së provave, pasi u shkatërrua prova e ADN-së. Kampioni i ADN-së u gjet në një shishe uji, por më pas u shpall i pavlefshëm.

Arben Bilali, 50 vjeç, u qëllua për vdekje në zonën e Selitës, pas një kohe të gjatë që kishte qëndruar i ngujuar.

Më herët i ishin vrarë dy vëllezërit e tjerë, Bujar Bilali në vitin 1998, ndërsa Leonardi, ish-mundës i Dinamos, në gusht të vitit 2010.

Familja Bilali ishte në përplasje me grupin kriminal Xhabafti.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme