Kronika 22 May 2026, 07:28 Nga VNA

"Dosja Veliaj 2!"/ Klodiana Lala zbulon hetimet e tjera për Veliajn: Në qendër, kompania e të vëllait!

Ndaje në Whatsapp
"Dosja Veliaj 2!"/ Klodiana Lala zbulon hetimet e tjera për

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për paraqitjen e ish deputetes së PS, Klotilda Bushka në SPAK. 


Lala zbuloi se ajo është thirrur për shkak të hetimeve që SPAK po kryen për dosjen "Veliaj 2", ku sipas gazetares hetimet janë të përqëndruara te kompania "Gogel" e vëllait të Veliajt. 

"Dosja Veliaj 2! SPAK pasi mbylli dosjen e parë, veçoi një dosje ku po heton familjarë të Veliajt dhe aktivitetin e tij. Në qendër është kompania Gogel e Arbër Veliaj, vëllait të Erion Veliaj. Ditën e sotme ka dhënë shpjegime ish deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila është e pandehur në Dosjen “Veliaj 1”. Te dosja e parë e Veliaj, pretendohet nga SPAK se ka penguar drejtësinë. Ndërkohë, ditën e sotme është pyetur për “Veliaj 2”, fraksioni ku pika kryesore ka të bëjë me kompaninë Gogel të Arbër Veliaj.

Veprimet vijnë pak ditë para se GJL të shqyrtojë rekursin e Veliajt për masë dhe GJK, të shprehet për arrestin. Veliaj ka ngritur argumentat e veta. SPAK pretendon, në një nga fjalitë në parashtresë, thotë kemi bashkëpunëtor të drejtësisë që mund të intimidohen nëse Veliaj lirohet.

Pstaj ka proces në Administrative me Ols Dadon, prokurorin e posaçëm. Por dosja Veliaj 2 është çështje që shtrihet mbi aktivitetin e vëllait të Veliajt", deklaroi Lala. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme