Kronika 23 May 2026, 11:26 Nga VNA

Jo vetëm Ermal Beqiri, por edhe kunati i tij u favorizua nga AKSHI për tenderat. Ja pse SPAK pyeti Gentian Likaj

Ndaje në Whatsapp
Jo vetëm Ermal Beqiri, por edhe kunati i tij u favorizua nga AKSHI për

Biznesmeni Gentian Likaj u paraqit pak ditë më parë në SPAK dhe dha shpjegime lidhur me aferën e AKSHI-it. Më shumë sesa dëshmia e një biznesmeni, që merrte tendera për prokurorët e posaçëm, rrëfimi i tij kishte rëndësi të veçantë, pasi ai rezulton të jetë bashkëjetuesi i motrës së Ermal Beqirit.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se kompanitë e Beqirit merrnin pjesën e luanit të tenderave të AKSHI-t. Beqiri dhe Ergys Agasi janë shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t dhe paracaktonte tenderat.

Lidhur me Gentian Likaj, ai rezulton në dosje të ketë marrë pjesë dhe fituar dy procedura tenderuese.

Njëra prej tyre është procedura e prokurimit me objekt “Mirëmbajtja e sistemit të ATP-WEB-GIS për Agjencinë e Trajtimit të Pronave, Procedurë e Hapur”, me fond limit në total 39 528 000 ALL pa TVSH.

Në garë për këtë tender ka qenë kompania e Likajt si dhe kompanitë “Fastech” sh.p.k. “AIR” sh.p.k. me NIPT L51702008C, e cila nuk ka paraqitur ofertë.

Nga këto oferta vetëm ajo e subjektit të parë është klasifikuar si e vlefshme dhe për këtë arsye është klasifikuar si oferta fituese.

Për të provuar fiktivitetin e kësaj procedure tenderuese, SPAK ka analizuar dhe komunikimet mes disa zyrtarëve të AKSHI.

“Nga përmbajtja e këtyre komunikimeve evidentohen të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm dhe të bazuara në prova mbi fiktivitetin e garës në procedurën e prokurimit me objekt “Mirëmbajtja e sistemit ATP WEB Gis për Agjencinë e Trajtimit të Pronave”, për të cilën z.Emirton Suli shprehet se OE i dyti në garë është shoqëria “Fastech” sh.p.k., por se nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion. Nga verifikimet e kryera se procedura e mësipërme e prokurimit është fituar nga shoqëria Communication Progress sh.p.k. Gjithashtu risillet në vëmendje fakti se edhe ky subjekt tregtar është i lidhur me Z. Ermal Beqiri, pasi ortaku i saj me 50% dhe njëkohësisht administratori është Z. Gentian Likaj, bashkëjetuesi i motrës së Z. Ermal Beqiri”, thekson SPAK.

Kompania e Likajt rezulton po ashtu fituese e tenderit me objekt “Implementimi i infrastrukturës së desktopëve virtual për Autoritetin e Aviacionit Civil”. Në këtë rast në shkresën me nr. 6991, datë 05.12.2023 “Për hartimin e kritereve të veçanta” nënshkruar nga A.Demiri, S.Hoxhaj dhe F.Belulli, specifikohet se punonjësit e operatorit ekonomik që do të kenë akses në zonat e sigurisë së klasit të parë dhe/ose të dytë duhet të jenë të pajisur me çertifikatë sigurie (CSP) të lëshuar nga AKSIK.

Në garë janë paraqitur dy operatorë: Communication Progress sh.p.k. dhe Infosoft Systems sh.p.k..

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar se oferta fituese është ajo më e vogla, pra operatori Communication Progress sh.p.k. Formulari i njoftimit të fituesit me nr. 1428, datë 26.03.2024 nënshkruar nga Znj. Mirlinda Karçanaj.

Edhe në këtë rast, SPAK thotë se “vihet re që fitues është subjekti Communication Progress sh.p.k., i cili ka lidhje me Ermal Beqiri, pasi aksioneri dhe administratori i saj, Gentian Likaj është bashkëjetues me motrën e Ermal Beqiri”. Tenderi dyshohet të jetë i paracaktuar pasi është vendosur si kriter pajisja e punonjësve me CSP, që lëshohet nga AKSIK, që sipas SPAK nuk ishte i nevojshëm. “Edhe në këtë procedurë vihet re futja e kriterit të pajisjes së punonjësve me CSP e cila është e pavend, pasi të dhënat e prodhuara dhe komunikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil nuk janë të klasifikuara, si dhe vendndodhja e infrastrukturës nuk është e klasifikuar”, thekson SPAK.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme