Kronika 22 May 2026, 22:38 Nga VNA

Klodian Skënderi zgjidhet kryetar i Dhomës së Avokatisë Tiranë 

Ndaje në Whatsapp
Klodian Skënderi zgjidhet kryetar i Dhomës së Avokatisë

Klodian Skënderi është zgjedhur kreu i ri i Dhomës së Avokatisë së Tiranës, në një garë ku morën pjesë disa kandidatë.

Sipas rezultateve të votimit, Skënderi ka siguruar 569 vota, duke u renditur bindshëm i pari. Ndërkohë, rivalët e tij kryesorë kanë marrë:

Lulzim Alushaj – 88 vota 
Saimir Visha – 43 vota 
Në këtë proces zgjedhor, avokatët kanë votuar gjithashtu edhe për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Dhomës së Avokatisë.

Zgjedhjet u zhvilluan pas një gare mes 8 kandidatëve dhe pritet që mandati i ri të zgjasë 4 vite.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme