Kronika 4 June 2026, 14:36 Nga VNA

Karteli shqiptar i kokainës goditet në Itali: arrestohen 13 persona, droga deri në Dubai

Ndaje në Whatsapp

fgbbfggbbg.PNG

Autoritetet italiane kanë zbardhur detaje të reja nga një operacion i Guardia di Finanza i zhvilluar në rajonet Umbria dhe Peruxhia, ku u kryen edhe 6 arrestime të tjera në kuadër të hetimeve për një kartel shqiptar të trafikut të kokainës. Me këto ndalime të fundit, numri total i të arrestuarve ka arritur në 13 persona, mes të cilëve dy janë gra.

Sipas hetuesve, njëra prej të arrestuarave është bashkëshortja e dyshuar e drejtuesit të grupit kriminal, e cila dyshohet se përdorej edhe në disa raste për të mos tërhequr vëmendje gjatë lëvizjeve të aktivitetit të paligjshëm. Autoritetet thonë se organizata kishte shtrirje ndërkombëtare dhe dyshohet se trafikonte drogë deri në Dubai.

Hetimi është mbështetur në përgjime dhe gjurmime me metoda të avancuara, përfshirë edhe lokalizimin satelitor, ndërsa pakot e drogës mbanin stampa të markave të njohura si “Ferrari” dhe “Lacoste” për kamuflim. Sipas autoriteteve, grupi përdorte edhe “kriptofone”, pajisje të koduara dhe të pagjurmueshme, për të shmangur përgjimet dhe kontrollin e komunikimeve.

Hetimet e fundit lidhen me një procedim të mëparshëm, që në janar 2025 kishte çuar në sekuestrimin e 65 kg kokainë në Foligno, duke ndihmuar më pas në zbërthimin e rrjetit kriminal. Strukturat hetimore flasin për një organizatë të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me anëtarë që vepronin në provincat e Peruxhias dhe Firences, si dhe me lidhje të dyshuara me klanin mafioz “Camorra” në Napoli.

Sipas autoriteteve italiane, rrjeti kishte bazën operative në Foligno dhe degë të shpërndara në disa rajone të Italisë, si dhe kontakte në qytete të ndryshme përfshirë Peruxhian, Romën, Barin dhe Napolin. Promovuesi i grupit dyshohet se organizonte transportin e sasive të mëdha të drogës nga Dubai dhe Shqipëria drejt Italisë, duke e shpërndarë më pas në disa celula aktive në territorin italian.

Gjatë hetimeve janë dokumentuar rreth 40 episode të lëvizjes së narkotikëve, me një total prej jo më pak se 200 kg kokainë. Në një rast të veçantë, një person u arrestua në flagrancë me rreth 25 kg kokainë, e fshehur në një fund të dyfishtë të ndërtuar posaçërisht në automjet, që hapej përmes një sistemi të fshehtë butonash në makinë.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe 55,000 euro cash, një armë zjarri e dyshuar si e vjedhur nga një i afërm i një efektivi policie, si dhe nëntë telefona celularë, dy prej të cilëve të koduar. Hetuesit theksojnë se anëtarët e grupit përdornin metoda të sofistikuara kamuflimi dhe komunikimi për të vështirësuar zbulimin e aktivitetit të tyre kriminal, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme