Sociale 2 December 2024, 15:28 Nga VNA

Kapet në Pashaliman peshkaqeni Derrë

Ndaje në Whatsapp
Kapet në Pashaliman peshkaqeni Derrë

Një nga speciet e rralla të peshkaqenit Derrë ka rënë së fundmi në rrjetat e peshkatarëve të Qendrës së Peshkimit Oriku. Duke qenë të ndërgjegjësuar për rëndësinë e kësaj specieje të rrallë, peshkatarët kontaktuan menjëherë me specialistë të fushës për të marrë këshilla.

Sipas specialistëve, ky peshkaqen gjendet në thellësi mbi 300 metra dhe ushqehet kryesisht me vezët e peshkaqenëve të tjerë. Ky rast u shënua në zonën e Pashalimanit, një rajon i njohur për prani të shpeshtë të specieve të veçanta, ndoshta për shkak të rrymave unike që përshkojnë këtë zonë.

Duke pasur parasysh se peshkaqeni Derrë është një specie e mbrojtur, peshkatarët e Radhimës vendosën ta lëshojnë përsëri në det, duke dhënë kështu një shembull të shkëlqyer të kujdesit për biodiversitetin dhe mjedisin detar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme