Sociale 1 December 2024, 09:24 Nga VNA

Mot i paqëndrueshëm dhe temperature të ulëta, moti për ditën e sotme  

Ndaje në Whatsapp
Mot i paqëndrueshëm dhe temperature të ulëta, moti për

Kjo e diel do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me dominim të motit të vranët dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë të herëpashershme, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale, deri në orët e vona të mbrëmjes së dielës, kryesisht në pjesën lindore të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në Alpe dhe relievet malore në veri, verilindje dhe juglindje të vendit. Parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, ndërsa në disa zona mund të arrijnë intensitet mesatar në lartësitë mbi 600-800 metra.

Era do të fryjë nga veri i kuadrit me shpejtësi mesatare prej 3-12 m/s, ndërsa në lugina, në relievet e larta malore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës mund të arrijë shpejtësinë 13-22 m/s, duke shkaktuar valëzim në dete të forcës 3-4 ballë. Temperaturat pritet të bien disa gradë nën zero në disa zona të vendit. Gjithashtu, është e mundur të ketë mjegull të dendur lokale në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes, si dhe gjatë reshjeve të shiut dhe dëborës.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme