Sociale 29 November 2024, 13:14 Nga VNA

Murtaja afrikane e derrave shfaqet në Malin e Rrencit, Lezhë/ Zona vendoset në karantinë

Ndaje në Whatsapp
Murtaja afrikane e derrave shfaqet në Malin e Rrencit, Lezhë/ Zona

Një vatër e murtajës afrikane të derrave është zbuluar në Malin e Rrencit, Lezhë, ku janë konfirmuar të paktën 10 raste të ngordhjes së derrave, pesë prej të cilëve në një fermë dhe pesë të tjerë në masivin pyjor të zonës.

Pas analizave të kryera nga Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë, është vërtetuar se shkaku i ngordhjes ka qenë virusi shumë ngjitës i murtajës afrikane të derrave (ASF). Për këtë arsye, zona është vendosur menjëherë në karantinë, dhe autoritetet veterinare po kryejnë verifikime në të gjithë territorin për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

ASF është një sëmundje tepër e rrezikshme, e shkaktuar nga një virus i familjes Asfaviridae, që prek derrat shtëpiak dhe të egër, me një shkallë vdekshmërie që mund të arrijë deri në 100%. Virusi është jashtëzakonisht rezistent dhe mund të mbijetojë për periudha të gjata në materiale të ndryshme, përfshirë produktet e derrit. Për shembull, ai mbijeton deri në 1000 ditë në mish të ngrirë dhe deri në 300 ditë në mish të tharë ose të kripur.

Autoritetet veterinare janë në gatishmëri të plotë dhe kanë intensifikuar përpjekjet për të analizuar dhe izoluar rastet. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur një deklaratë publike nga Shërbimi Veterinar, pasi personeli është fokusuar plotësisht në menaxhimin e situatës.

Murtaja afrikane e derrave përbën një kërcënim serioz për fermat dhe biodiversitetin lokal, duke kërkuar masa të rrepta për frenimin e saj.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme