Sociale 29 November 2024, 09:28 Nga VNA

Portofoli i kredisë për shtëpi vazhdon rritjen, kalon kufirin e dy miliardë eurove

Ndaje në Whatsapp
Portofoli i kredisë për shtëpi vazhdon rritjen, kalon kufirin e

Kredia për shtëpi vazhdon të rritet dhe ka kaluar për herë të parë vlerën totale të dy miliardë eurove. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku i kredisë për shtëpi në fund të muajit shtator arriti vlerën e 200.6 miliardë lekëve, në rritje me 13.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kredia për blerjen e banesave i është kthyer rritjes me ritme të shpejta që nga tremujori i katërt i vitit të kaluar, pas një ngadalësimi të përkohshëm gjatë pjesës së parë të vitit 2023. Rritja ka vijuar e qëndrueshme përgjatë nëntë muajve të parë të këtij viti.

Gjithmonë sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, për nëntë muaj sektori bankar ka disbursuar kredi të reja për shtëpi në vlerën e 39.4 miliardë lekëve, në rritje me 12.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Normat relativisht të ulëta të interesit në lekë dhe momenti pozitiv i tregut të pasurive të paluajtshme kanë mbajtur të lartë interesin e familjeve shqiptare për të blerë prona.

Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të jetë një mbështetje thelbësore për kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas rezultateve të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të vitit 53% e pronave u raportuan të blera me kredi.

Kredia bankare është një faktorët që po mbështet kërkesën dhe rritjen e mëtejshme të çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas indeksit Fischer të llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimit i banesave në rang vendi shënoi rritje të ndjeshme me 16.9% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2023 dhe me 8% ndaj të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja ishte edhe më e lartë për Tiranën. Indeksi i çmimit për shitjet në kryeqytet regjistroi gjithashtu një rritje prej 23.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe 11% ndaj nivelit të një viti më parë.

Nga ana tjetër, rritja e shpejtë e kredisë në përgjithësi dhe e asaj për blerjen e pasurive të paluajtshme në veçanti duket se ka arritur pikën kur ajo vlerësohet se mund të përfaqësojë rrezik të shtuar për sektorin financiar.

Në segmentin e bizneseve, rritja e portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme këtë vit është edhe më e lartë. Portofoli i kredisë për prona të bizneseve ka arritur në 185.4 miliardë lekë, në rritje me 46.2% krahasuar me një vit më parë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i sugjeroi Bankës së Shqipërisë që në fillim të këtij viti vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar.

Banka e Shqipërisë reagoi ndaj këtyre shqetësimeve në mesin e vitit duke aplikuar për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë përqind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025.

Në fillim të muajit tetor, Banka e Shqipërisë paralajmëroi sërish që, nëse kreditimi do të vazhdojë të zgjerohet me ritmet e muajve të fundit, ka shumë të ngjarë që shtesa kundërciklike e kapitalit të rritet sërish në fund të vitit 2024./ Monitor

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme