Sociale 30 November 2024, 18:05 Nga VNA

Vilat e Korçës/ "Ore, unë jetoj në Korçë apo në Amerikë"

Ndaje në Whatsapp

Nga Agim Xhafka

Këto ditë, padashje, pyeta veten:

– Ore, unë jetoj në Korçë apo në Amerikë?

Përgjigja që më erdhi qe disi e çoroditur:

– Njësoj është, bre…

Ky përngjasim nuk më lindi rastësisht. Dikur, sa herë dilja për shëtitje në Minnesota, Michigan apo tani në Georgia, nuk di të mblidhem në shtëpi. Orë të tëra vërdallosem. Shoh plot vila të bukura dhe harrohem. Njëra më e bukur se tjetra, qoftë kur janë mbuluar nga dëbora, qoftë kur janë rrethuar me lulëzim të pafund.

Të njëjtën ndjesi kam edhe në lagjen 1 në Korçë. Në çdo rrugicë më befasojnë vilat, qoftë ato të sapondërtuara, qoftë ato që datojnë që nga vitet 1920. Syri më shlodhet, mendja më gëzohet. Nuk ndjej lodhje nga mijëra hapat që bëj. Bukuria ka mbuluar lagjen. Kudo stile të ndryshme, ndërtimet moderne bëjnë me turp shumë qytete të tjera të vendit.

Kur ec nëpër Korçë, më duket sikur jam në Amerikë. Nuk shoh asnjë ndryshim. Shoh pasurimin e qytetit tim. Një pasurim që buron nga djersa e korçarëve, të cilët, sapo lind dielli, zgjohen në Greqi, Itali, Australi, Amerikë, dhe kur ai perëndon, i gjen në ëndrrat e tyre të mbushura me mall. Mall për rikthim.

E vilat i presin, siç pret një nënë birin e saj…

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme