Sport 2 June 2025, 13:49 Nga VNA

Hysaj para përballjes me Serbinë: Të qetë dhe të vendosur për fitore, është ndeshje më shumë se futboll

Ndaje në Whatsapp
Hysaj para përballjes me Serbinë: Të qetë dhe të

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, foli për ndeshjen e së shtunës kundër Serbisë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor. Ai e cilësoi këtë sfidë si një ndeshje vendimtare, jo vetëm për pikët, por edhe për rëndësinë që ka përtej futbollit.

“Kjo është një ndeshje e rëndësishme sepse serbët janë kundërshtarë direkt me ekipin tonë,” tha Hysaj, duke iu referuar edhe ndeshjes së tensionuar disa vite më parë në Beograd. “Duhet të ruajmë qetësinë dhe të luajmë për fitore.”

Mbrojtësi shtoi se atmosfera brenda ekipit është e përqendruar dhe e motivuar: “Të gjithë futbollistët janë të përqendruar, e dimë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, si për ne, ashtu edhe jashtë futbollit. Ka shumë tifozë që po e presin me emocion.”

Hysaj tha gjithashtu se ka folur me disa lojtarë për përvojat e mëparshme dhe lidhjet që kanë pasur: “Të gjithë e dinë historinë e Shqipërisë. Thjesht kam thënë të jemi sa më të qetë dhe të bëjmë ndeshjen më të mirë në fushë.”

Duke e cilësuar Serbinë si një kundërshtare të fortë, ai u shpreh qartë: “Na duhen tre pikë. Do të japim gjithçka për të arritur fitoren.”

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme