Sport 21 April 2025, 15:49 Nga VNA

Italia ndalon çdo aktivitet sportiv për nder të Papa Françeskut - Datat e reja kur do të luhen ndeshjet

Ndaje në Whatsapp
Italia ndalon çdo aktivitet sportiv për nder të Papa

Italia do të ndalë çdo aktivitet sportiv këtë të hënë, si shenjë zie dhe respekti për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Vendimi është marrë nga Liga e Serisë A dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Italian, të cilët kanë vendosur të shtyjnë të gjitha eventet sportive në vend, përfshirë edhe katër ndeshje të kampionatit elitar të futbollit.

Ndeshjet e planifikuara për këtë të hënë – Parma-Juventus, Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina dhe Genoa-Lazio – do të luhen më 22 prill, ndërsa edhe aktivitetet në sporte të tjera si basketboll, volejboll, tenis, apo sfidat e niveleve të ulëta dhe të moshave në futboll, janë shtyrë për një datë tjetër.

Gjatë gjithë javës që pason, do të mbahet një minutë heshtje për të nderuar Papën, i cili përveçse udhëheqës i Kishës Katolike për vite me radhë, do të kujtohet edhe si një tifoz i zjarrtë i sportit dhe veçanërisht i futbollit.

I njohur për pasionin e tij për skuadrën argjentinase San Lorenzo, Papa Françesku ka pritur shpesh kombëtaret e Italisë dhe Argjentinës në Vatikan, dhe nuk kanë munguar as takimet e veçanta me yje si Lionel Messi. Dhuratat nga futbollistët e kombëtareve dhe skuadrave të ndryshme, Papa i ka pritur gjithmonë me përzemërsi.

Italia sportive, këtë të hënë, hesht në nder të një figure që përtej fesë, la gjurmë të thella edhe në botën e sportit.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme