Sport 3 April 2025, 14:57 Nga VNA

Shqipëria zbret në renditjen e FIFA, Kosova ngjitet

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria zbret në renditjen e FIFA, Kosova ngjitet

Kombëtarja shqiptare ka humbur një vend në renditjen e FIFA pas ndeshjeve të marsit, duke u pozicionuar në vendin e 66-të. Kuqezinjtë u mundën 2-0 nga Anglia në “Uembli” dhe fituan 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”, por këto rezultate nuk e ndihmuan ekipin të mbante pozicionin e mëparshëm.

Nga ana tjetër, Kosova ka shënuar progres historik, duke u ngjitur në vendin e 97-të pas dy fitoreve ndaj Islandës në play-off-in e Ligës së Kombeve. Ky sukses i siguron “Dardanëve” një vend në Ligën B për edicionin e ardhshëm.

Në krye të klasifikimit qëndron sërish Argjentina, e ndjekur nga Spanja dhe Franca. Nga rivalët e Shqipërisë në eliminatore, Anglia mban vendin e katërt, ndërsa Serbia është ngjitur në vendin e 31-të. Letonia dhe Andorra renditen shumë më poshtë.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme