Sport 24 March 2025, 23:58 Nga VNA

Shqipëria mposht Andorën dhe siguron pikët e para në kualifikueset e Botërorit 2026

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria mposht Andorën dhe siguron pikët e para në

Shqipëria ka mposhtur Andorën me rezultatin e thellë 3-0 në Air Albania, duke shënuar kështu fitoren e parë në këtë fushatë eliminatoresh.

Ashtu siç dhe pritej, Shqipëria e dominoi sfidën duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Takimi u zhbllokua në minutën e 9 pas një goditje dënimi nga e djathta e krosuar në mënyrë pefekte nga Asllani, shfrytëzohet nga sulmuesi Rey Manaj që me kokë e çon topin në rrjetë, për golin e avantazhit.

10 minuta më pas erdhi edhe goli i dytë, pas një aksioni të përkyer, me Brojën që merr një top nga e djathta, driblon kundërshtarët e më pas vendos të pasojë tek Rey Manaj, me sulmuesin që goditi saktë në portën e kundërshtarëve.

Avantazh i dyfishtë brenda 20 minutash lojë që u jep lojtarëve të Sylvinhos qetësinë dhe besimin e duhur, me fraksionin e parë që mbyllet me shifrat 2-0.

Në pjesën e dytë ritmi nuk do të ndryshoi, me kuqezinjtë që dominuan në lojë duke kontrolluar topin, ndërsa Andorra përpiqet të mos pësojë gola të tjerë.

Pas disa tentativave, goli i tretë do vinte në limitet e kohës në minutën e 92, ku Uzuni u shfaq në pozicionin e duhur para portës së Andorës për të çuar në rrjetë krosimin e Hoxhës. Me shifrat 3-0 Shqipëria siguron fitoren e parë në këto eleminatore, ndërsa e radhës është ndeshja e qershorit e shumëpritura Shqipëri-Serbi.

 

 

 

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme