Sport 1 March 2025, 18:08 Nga VNA

Rregullat e reja të futbollit/ Nuk preket VAR, por ndryshojnë rregullat për portierët

Ndaje në Whatsapp

IFAB që është organizata që diskuton dhe miraton rregulloret e futbollit, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku ka marrë në shqyrtim shumë propozime për ndryshimin e rregulloreve.

Pjesa më e madhe e tyre, i përkiste aplikimit të VAR-it me kërkesa të Federatave apo kampionateve të ndryshme për modifikimin.

Por ndryshe sa mendohej, IFAB, nuk ka vendosur asgjë në këtë pikë për ndryshime të VAR-it dhe interpretimit të rasteve të tij, si për shembull ai i kartonit të dytë të verdhë të padrejtë apo një goditje këndi, siç kërkonte Seria A. Janë ruajtur për momentin të njëjtat interpretime dhe kufizime.

Megjithatë, është vendosur një rregull i ri i cili ka të bëjë me portierët dhe vonesat e lojës. Rregulli i mbajtjes së topit për 8 sekonda nga portieri ka ndryshuar dhe tanimë do të jetë i ndëshkueshëm me një goditje nga këndi për kundërshtarët nëse konstatohet që gardianët e teprojnë me mbajtjen e topit mbi limitet. Kjo lëvizje bëhet për të shmangur vonesat e lojës ku shpeshherë portierët bëhen protagonistë.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme